Fokus

Aksident në mes të dy veturave Prishtinë

Autori: Halil Berisha 21:39 | 04 November 2019

Një aksident ka ndodhur rreth orës 21 në qendër të Prishtinës.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave në afërsi të vendit të njohur si “Te trekëndëshi”, shkruan gazeta inFokus.

E në aksident, fotografitë e të cilit i kanë dërguar lexuesit e gazetës inFokus, sipas tyre, që ishin dëshmitarë, thonë që përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur ndonjë të lënduar.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Të tjera