Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, 7 persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 02 October 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në magjistralen Prishtinë -Pejë, më saktësisht në fshatin Arllat.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se nga ky aksident, lëndime trupore kanë pësuar 7 persona.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lendime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin” – tha Kelani.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera