Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, 6 persona mbesin të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 19 November 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë , saktësisht afër Vrogolisë.

Lajmin për gazetën inFokus e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha.
Ai ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë katër automjete , ndërsa 6 persona kanë përfunduar të lënduar, shkruan gazeta inFokus.

“Rreth ores 17:20 eshte raportuar per nje aksident trafiku ne rrugen Prishtine -Peje, afer Vragolisë.

-Advertisement-

Kater automjete jane te involvuara ne aksident, perderisa sipas informatave fillestare gjashte persona kane marr lendime te lehta dhe jane derguar per tretman mjeksor. Dyshohet se nder shkaktaret e aksidentit ka qene mos mbajtja e distances ndermejt automjeteve.

Njesia per menaxhim dhe kontroll te autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera.

Kjo rruge tani eshte e lire per qarkullim te rrjedhshem, ndersa ne apelojme tek drejtuesit qe gjate drejtimit te automjeteve te jene me te kujdeshem, vigjilente dhe tu pershtaten kushteve ne rruge ne menyre qe te shmangen aksidente te tilla, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera