Lajme

Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohen pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 28 August 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë- Prishtinë, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Kliçinë.

-Advertisement-

“Rreth orës 06:50, në magjistralen Pejë – Prishtinë, në fshatin Kliçinë ka ndodhur një aksident trafiku. Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit në Pejë”, ka thënë Gashi për Infokus.

Ai po ashtu ka shtuar se pas tretmanit mjekësorë të gjithë janë liruar, pa lëndime serioze. /Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera