Lajme

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 09 July 2023

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, si pasojë dy persona kanë mbetur të lëdnaur.

Lajmin për Gazetën Express e ka konffirmuar Kanun Veseli, zëdhëëns i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

“Sot, rreth orës 16: 15 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “IP Petrol” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura, njër me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore pësojnë dy persona, pasagjerë nga vetura me targa vendore, të cilët për ndihmë mjekësore dërgohen në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, ka deklaruar Veseli. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera