Lajme

Aksident në Llapushnik, përfshihet një veturë me targa të huaja

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 02 August 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Llapushnik të Gllogocit, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa foto të siguruara nga Infokus shihet se në këtë aksident është përfshirë edhe një veturë me targa të huaja.

Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Infokus ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në publikim e lajmit nuk kemi marrë ndonjë përgjigje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera