Lajme

Aksident në Laç, ndërron jetë 22-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 23 February 2021

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së martës në Shqipëri, saktësisht në aksin rrugor Laç-Patok.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip Opel ka dalë nga rruga dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i tij R.Z., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera