Lajme

Aksident në Kukës, lëndohet një kosovar

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 28 Korrik 2017

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Kukës. Njëri prej të lënduarve është nga Prishtina, njofton Policia e Shtetit.

“Më datë 27 korrik u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin E.R, vjeç 38, banues në Prishtinë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 26, në fshatin Morinë, Kukës, duke drejtuar mjetin tip “Scania”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar E.R dhe pasagjeri F.K, vjeç 44 banues në Morin, Kukës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti do të ndiqet sipas Nenit 290 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy