Lajme

Aksident në Korroticë të lartë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 03 December 2019

Gjatë kësaj të marte në Korroticë të lartë saktësisht afër Parkut të Biznesit ka ndodhur një aksident, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Goxha, shkruan gazeta inFokus.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë 5 vetura , ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipi mjeksore ku ka konstatuar vdekjen e viktimës si dhe mjeksia ligjore ka bërë tërhjekjen e trupit te pajetë.

“Sot me datë 03.12.2019 rreth orës 11:15 ne Rr. Pejë – Prishtine ne Korreticë te larte afër parkut te Biznesit është shaktuar nje aksident trafiku ku kane qene te përfshira pesë ( 05 ) vetura me targa vendore ku ne kete aksident nje person ka ndrruar jete ne vendin e ngjarjes ndërsa dy persona kane pësuar lëndime te lehta trupore ku edhe kane pranuar tretman mjeksore,rastit iu jane përgjigjur menjëherë njesite policore dhe njesia e hetimeve te aksidenteve në trafik. Ne vendin e ngjarjes kane dalur edhe ekipi mjeksore ku ka konstatuar vdekjen e viktimës si dhe mjeksia ligjore ka bere terhjekjen e trupit te pajete.

Lidhur me rastin eshte njoftuar edhe prokurori kujdestar, perderisa sipas autorizimeve nje person i dyshuar është ndaluar ne qendër te mbajtjes per 48 ore, per procedura te metejme.

Pas ndryshimeve atmosferike ne vend dhe krijimit te rrethanave tjera neper rruge apelojme tek te gjithe drejtuesit e automjeteve qe te jene me vigjilen dhe shpejtsine e automjeteve ta pershtatin me kushtet ne ruge, ne menyre qe rastet e tilla te aksidenteve me pasoja fatale te mos perserite”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/.

Të tjera