Lajme

Aksident në Istog, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 17 October 2019

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten  në fshatin Vrellë të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 15:20 minuta Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vrellë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur tre persona të lënduar” ka thënë Rugova.

-Advertisement-

Sipas Rugovës në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe pas trajtimit janë liruar. Sipas ekipit mjekësor ata kanë pësuar lëndime sipërfaqësore”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera