Lajme

Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet këmbësoren

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 18 October 2020

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Fushë Kosovë, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, pasditen e së shtunës, ku një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën , ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.

Të tjera