Lajme

Aksident në Fushë Kosovë, shkaktohen kolona të gjata

Autori: Islam Morina 17:30 | 05 August 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrethin e Fushë Kosovës, ndërmjet nja kamioni dhe një veture, shkruan Gazeta Infokus.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka mbetur dikush i lënduar, por lexuesi që i ka dërguar fotot në redaksinë e Gazetës Infokus, ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Numri i aksidenteve në vend ka shënuar rritje, por edhe masat e policisë në parandalimin e aksidenteve janë shtuar.

-Advertisement-

Policia në vazhdimësi bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor, në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente rrugore, e që në disa raste po përfundojnë me fatalitet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera