Lajme

Aksident në “Don Bosko”, automjeti përplas një të mitur

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 12 May 2021

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku automjeti ka përplasur një këmbësor në rrugën “Don Bosko” të kryeqytetit.

Siç mësohet ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa dyshohet se i plagosur ka mbetur një fëmijë i mitur.

Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

-Advertisement-

Ndërkaq,policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera