Lajme

Aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 22 March 2023

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në drejtimin Prishtinë-Ferizaj.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Derisa personi i lënduar ka kërkuar tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:00, në autostradën “Arbën Xhaferi” drejtimi Prishtinë-Ferizaj, kilometri 28, është raportuar për një aksident trafiku. Njësitet kompetente policore për kontroll dhe menaxhim të autostradës iu kanë përgjigjur rastit dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes kane konstatuar se në aksident janë përfshire dy automjete me targa vendore, përderisa një person i lënduar ka kërkuar ndihmën mjekësore”, ka thënë Hoxha.

“Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që gjatë pjesëmarrjes ne trafik të shtojnë kujdesin gjate vozitjes, ndërsa shpejtësinë e automjeteve ta përshtatin me kushtet ne rrugë , në mënyrë qe te kemi sa më pak aksidente nëpër rrugët tona, përderisa Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin në trafik”, tha tutje ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera