Lajme

Aksident mes tri veturave në qendër të Prishtinës, lëndohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 18 July 2024

Një aksident trafiku mes tri veturave, ka ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera