Lajme

Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 18 Prill 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur tre persona të lënduar, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy