Lajme

Aksident mes motoçikletës dhe një këmbësori në Mitrovicë, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 22 December 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku si pasojë është lënduar një motoçiklist dhe një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 21:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën ” Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë, në aksident  janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor, si pasoj e aksidentit këmbësori dhe motoçiksiti kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti për Klankosova.tv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera