Lajme

Aksident mes dy veturave tek “Menza e Studentëve” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 25 September 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në mes të dy veturave tek “Menza e Studentëve”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje të siguruara nga Infokus shihet se si veturat janë aksidentuar afër semaforëve dhe kanë bllokuar kalimin e veturave të tjera.

Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar.

-Advertisement-

Ndërkaq, Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera