Lajme

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 22 July 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

-Advertisement-

“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për  Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera