Lajme

Aksident mes dy kamionëve dhe një veture në rrugën Gjilan – Prishtinë, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 April 2023

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në magjistralen Gjilan –  Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë transportues dhe një veturë.

“Me këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e kamionëve të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor .

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikëseve ku kanë  ndihmuar largimin e kamionëve dhe lirimin e rrugës”, tha Hashani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera