Lajme

Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Sukth, arrestohet shoferja 60-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 29 April 2021

Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga dy drejtues mjetesh të cilët u përfshinë në një aksident me pasojë vdekjen e një 60 vjeçareje.

Sipas policisë bëhet me dije se të arrestuarit janë shtetasja M.K. 60 vjeçe e cila duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., 45 vjeç ku si pasojë ka humbur jetën shtetasja me iniciale Sh.Ç.

Kjo është masa e paraburgimit ndaj personit që kërkohej nga Interpoli  Zviceran dhe u arrestua në Kosovë

-Advertisement-

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në autostradën Durrës-Sukth.

“M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera