Lajme

Aksident me të lënduar në Reshtan të Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 18 October 2017

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku dje rreth orës 19:00 në fshatin Reshtan të Suharekës.

Sipas policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë 2 vetura një Golf dhe një Mercedes, transmeton Infokusi.com

Të lënduarit dy meshkuj dhe një femër janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizren.

-Advertisement-

Dyshohet që shkaktarë të aksidentit kanë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera