Lajme

Aksident me të lënduar në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 20 January 2021

Ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, saktësisht në rrugën Pejë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth sot orës 05:00 të mëngjesit, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera