Lajme

Aksident me shtatë të lënduar në magjistralën Mitrovicë-Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 08 December 2019

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë Prishtinë, saktësisht në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë.

E si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur shtatë persona, shkruan gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

-Advertisement-

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Debërllukë. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile”, ka thënë Zahiti./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera