Lajme

Aksident me pesë të lënduar në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 25 May 2020

Një aksident me pesë të lënduar kanë ndodhur rreth orës 13:30 në Mitrovicë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dëshmoret e Kombit”, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

-Advertisement-

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Në aksident ishin të perfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara, pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera