Lajme

Aksident me fatalitet në Zveçan, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 29 September 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni në Zveçan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:25, e ku thuhet se drejtuesi i kamionit është arrestuar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë drejtuesi i veturës mashkull kosovar (zyrtar policor) ka vdekur. Me vendim të prokurorit drejtuesi i kamionit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera