Lajme

Aksident me fatalitet në Zubin Potok, një i vdekur dhe tre të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 19 December 2021

Një person, drejtues i makinës, ka humbur jetën pasi nga pakujdesia ka goditur tri vetura të tjera të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Zubin Potok.

Sipas Policisë, nga ky aksident janë lënduar tre pasagjerë të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim.

-Advertisement-

Trupi i pajetë i viktimës i është dhënë familjarëve për ceremoni mortore.

“Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore” thuhet në raportin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera