Lajme

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 23 August 2023

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në Mitrovicën e Jugut, përkatësisht në rrugën “Agim Ramadani”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Ndërkaq, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kompetent në Spitalin e Mitrovicës.

-Advertisement-

“Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë Jugu 22.08.2023-08:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera