Lajme

Aksident me fatalitet në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 15 February 2022

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të martën pas mesnatës në magjistralen Gjilan – Kamenicë, përkatësisht në hyrje të fshatit Dobërqan, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka njoftuar se në veturë kanë qenë tre persona dhe vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda.

-Advertisement-

Gjithashtu është bërë e ditur se i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit , e më pastaj për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Deri te aksidenti kishte ardhur se pasojë e humbjes së kontrollit të veturës, duke goditur kështu një shtyllë elektrike.

“Dyshohet se deri sa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, ku në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit , e më pastaj për në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Hashani.

Ndërkaq, është bërë e ditur se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera