Lajme

Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 28 July 2022

Një person ka humbur jetën sot pas mesnatës, pasi që të mërkurën ishte goditur me veturë në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas, policisë pasi ishte aksidentuar viktima është dërguar në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera