Lajme

Aksident me fatalitet në fshatin Gurakoc, humb jetën një 17 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 12 October 2018

Një 17 vjeçar ka humbur jetën asi që është goditur nga një veturë e tipit “Passat” në fshatin Gurakoc të Istogut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20.

Viktima me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001, është përshkruar nga policia si këmbësor i cili është goditur nga vetura saktësisht në lagjen “Osmanaj”.

Ndërsa i dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985, ka qenë duke e drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore,.

-Advertisement-

“Ky aksident ka ndodh sot rreth orës 17:20 në lagjen “Osmanaj” të Gurakocit. Viktima është një këmbësor me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001 në Gurakoc. I dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985 ka qenë duke drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në spital”, ka thënë për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/aksident-me-fatalitet-ne-fshatin-gurakoc-vdes-nje-17-vjecar-584751/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera