Lajme

Aksident me dy të lënduar në rrugën Prishtinë – Podujevë

Autori: Islam Morina 18:08 | 19 June 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, me ç ‘rast kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjet, kurse policia tashmë është duke u marrë me rastin.

Ketë e ka konfirmuar për Infokusin zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 17:30,në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.

Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera