Lajme

Aksident i tmerrshëm: Vetura godet motorin, ngasësi fluturon 5 metra në ajër dhe thyen shpinën

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 11 January 2020

Një motoçiklist është hedhur afro pesë metra larg, pasi u godit nga një makinë që po lëvizte në drejtim të kundërt në një rrugë në Sheffield të South Yorkshire (Britani).

Veshja e duhur i shpëtoi jetën 35-vjeçarit, që u godit nga automjeti që po lëvizte me mbi 150 kilometra në orë. Ai ka pësuar thyerje të shpinës.

Në pamjet rrëqethëse, shihet se si përplasja e hedh atë në largësi, ndërsa një makinë tjetër rrezikon ta shtypë.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i mjetit është dënuar me 16 muaj burg, pasi pranoi se shkaktoi lëndim serioz, për shkak të drejtimit të gabuar.

Të tjera