Lajme

Aksident i rëndë zinxhiror në mes të pesë veturave në Veternik, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 07 November 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Veternik ku të përfshira janë pesë vetura, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tregoi që në këtë aksident zinxhiror janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik. Deri më tani  bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera