Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Klinë, shtatë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 16 October 2020

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Volljak të Klinës.

Policia ka njoftuar sot se aksidenti ka ndodhur të enjten në orën 12 e 30 minuta.

“Një person derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, dy prej tyre janë në Spitalin e Pejës dhe Gjakovës, ndërsa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës pastaj janë liruar në shtëpi.

-Advertisement-

Policia e trafikut po merret me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera