Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 26 August 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, afër gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.

Pamjet janë publikuar nga Drenica Online në Facebook, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga kjo përplasje automjetesh ku siç duket është i përfshirë edhe një kamion mallrash, transmeton klankosova.tv.

Klankosova.tv, ka provuar të kontaktojë edhe policinë lidhur me rastin, dhe është në pritje të një përgjigjeje më të detajuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera