Lajme

Aksident i rëndë trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 18 February 2020

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit.

“Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit”, tha Kelani./Gazeta inFokus/

Të tjera