Lajme

Aksident i rëndë: Përplasen një autobus dhe një veturë në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 27 September 2021

Një autobus dhe një veturë janë përplasur në orët e mbrëmjes të së hënës në dalje të qytetit të Klinës.

Nga pamjet që vijnë nga atje, shihet se aksidenti ka qenë i madh dhe me dëme të mëdha, por që nuk dihet se a ka të lënduar, shkruan Gazeta Infokus.

Raportohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe policia që po e trajtojnë këtë rast të aksidentit të rëndë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera