Lajme

Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset autobusi nga Maqedonia

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 07 December 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi.

Një autobus nga Maqedonia i cili ka transportuar udhëtarë drejt Koapanikut është përmbysur, raporton Alsat.m.

Nga aksidenti ka të lënduar. Siç njoftohet ka disa të lënduar prej të cilëve njëri më rëndë.

-Advertisement-

Ekipet serbe të Ndihmës së Shpejtë menjëherë kanë dalë në terren për të transportuar të lënduarit në spitalet më të afërta.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se rruga ku ka ndodhur aksidenti është në fazë rikonstruktim për më shumë se një muaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera