Lajme

Aksident i rëndë në Sekiraçë të Podujevës, katër të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 12 November 2021

Gjatë ditës së djeshme në Podujeve, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të pesë automjeteve, dy në lëvizje ndërsa tri të parkuara, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sekiraq, prej të cilit katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të pesë automjeteve me targa vendore, dy në lëvizje tri të parkuara. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull kosovar  dhe tre viktima meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Tretmanin mjekësor në QKUK e vazhdon vetëm i dyshuari ndërsa tre të lënduarit e tjerë janë liruar për në shtëpi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera