Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen 5 persona

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 26 July 2023

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera