Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 16 November 2021

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku mes të paktën tri automjeteve në rrugën Gjakovë-Pejë, raporton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.

Nga pamjet e dërguara nga lexuesi i Expressit shihet se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërsa, nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Lidhur me këtë aksident Express ka telefonuar policinë dhe është në pritje të një konfirmimi nëse ka të lënduar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera