Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 29 September 2020

Një person ka ndërruar jetë të hënën në Prishtinë si pasojë e një aksidenti trafiku.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në rrugën “Edmond Hoxha”.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Rreth orës 22:35 viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera