Lajme

Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen 5 persona

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 02 May 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë pesë automjete, derisa kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira pesë automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

Ajo ka deklaruar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera