Lajme

Aksident i rëndë në Podujevë, humb jetën një grua

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 12 October 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Podujevë, ku ka humbur jetën një grua .

Sipas Policisë së Kosovës na aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete dhe lëndime trupore kanë marrë edhe tre persona të tjerë.

“Të shtunën, në orën 22 e 25 minuta, në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga plagët e shkaktuara ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta inFokus/

 

Të tjera