Lajme

Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 25 March 2023

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujevë, përkatësisht në vendin e njohur si Tuneli i Parë, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime” deklaroi Zahiti për Infokus.

/Gazeta Infokus/

72 pjesëmarrës nga 41 Universitete të Evropës bashkohen në Kosovë në ditën e Evropës

Të tjera