Lajme

Aksident i rëndë në Lipjan, lëndohen 13 persona

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 08 May 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur në komunën e Lipjanit, saktësisht në Grackë të Vjetër. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku si pasojë e lëndimeve 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete.

-Advertisement-

Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera