Lajme

Aksident i rëndë në Korfuz, shqiptarja vdẹs pas përplasjes me shtyllën

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 19 August 2024

Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit.

39-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën, shkruan Albeu.

Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje mbërriti një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit konfirmuan vdekjen e 39-vjeçares.

-Advertisement-

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera