Lajme

Aksident i rëndë në Kaçanik, tetë persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 31 March 2022

Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-në e Kaçanikut, ndërsa disa janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajt.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

-Advertisement-

“Rreth ores 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik ne hyrje te autostradës ne Kaçanik ka ndodhur nje aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtareve me targa vendore.

Të lënduar janë 8 persona , disa janë trajtuar ne Kaçanik e disa janë përcjell me pas për Ferizaj”, tha Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera