Lajme

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes një e moshuar

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 20 May 2023

Një grua rreth 71-vjeçare ka vdekur të shtunën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Fshaj të Gjakovës, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona tjerë.

Gjithashtu, Elezaj ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

-Advertisement-

”Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë.

Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera